Carovska: Sivjet buxhet më të madh për ndërtimin dhe riparimin e çerdheve të fëmijëve

Maqedonia

Carovska: Sivjet buxhet më të madh për ndërtimin dhe riparimin e çerdheve të fëmijëve

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 15:22
Carovska

Buxhet më i madh prej 41.6 milionë denarësh ndahet këtë vit për investime në ndërtimin dhe riparimin e kopshteve, përshtatjes dhe pajisjeve për çerdhet, që është 44% më shumë se në vitin 2017 kur rreth 29 milionë denarë janë përdorur për të njëjtin qëllim”.

Kjo u tha sot në konferencën për shtyp nga Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Ajo tha se pjesa më e madhe nga investimet, më shumë se 80% janë për komunat rurale, me qëllim që të arrihet, siç tha ajo, zhvillim i barabartë rajonal dhe të jepet mundësi e barabartë për fëmijët nga vendet urbane dhe rurale për arritjen e rezultateve më të mira në arsim dhe më tej me jetën e tyre”.

“Duke përllogaritur edhe gushtin, 42% e buxhetit të planifikuar për këtë qëllim u realizon në vitin 2018, gjegjësisht 17.5 milionë denarë janë shpenzuar në kopshte. Kjo shumë është pothuajse e njëjtë me shumën e investuar për tërë vitin e 2015 dhe rreth 3 milionë denarë më shumë se buxheti i shpenzuar për këtë qëllim në vitin 2016″, thotë Carovska.

Ajo shtoi se në periudhën e kaluar, për pak më shumë se një vit janë hapur 11 objekte të reja për fëmijët parashkollorë dhe kemi ofruar 86 vende pune dhe kapaciteti është rritur për 616 fëmijë.

‘Deri në fund të vitin ne planifikojmë të hapin 14 çerdhe të tjera me një kapacitet prej 682 fëmijësh dhe janë planifikuar 97 punësime, të cilat duhet të realizohen deri në fund të këtij viti. Kjo Qeveri investon në fë fonde për zhvillimin e arsimit parashkollor dhe institucioneve mbrojtëse të fëmijëve në mënyrë që të përmirësojë kushtet për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve në vendin tonë”, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Sipas Carovskës, përveç krijimi të kapaciteteve të reja, Ministria kujdeset edhe për punëtorët, prandaj me pagën e shtatorit të paguar në tetor, edukatorët dhe kujdestarët do të marrin një pagë prej 5% më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat