Ahmeti për McCain: Hero i kohës tonë, prehu në paqe

Maqedonia

Ahmeti për McCain: Hero i kohës tonë, prehu në paqe

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 15:53
Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e senatorit amerikan, John McCain.

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti tha se McCain do të kujtohet si mbështetës i madh i paqes, lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.

‘Hero i kohës tonë, prehu në paqë.

John McCain do të kujtohet nga të gjithë ne si mbështetës i madh i paqës, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, drejtësisë.

Shqiptarët dhe rajoni humbën një mik të madh i cili sot u nda nga jeta ashtu sic edhe jetoi, në mënyrën e vet’, shkroi më tej Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat