Në “Tabanoc” pritet gjysmë ore për dalje nga shteti - Bota Sot
Në “Tabanoc” pritet gjysmë ore për dalje nga shteti

Maqedonia

Në “Tabanoc” pritet gjysmë ore për dalje nga shteti

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 19:01
Ilustrim

Tek kalimi kufitar “Tabanoc” ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve, koha për pritje për dalje nga shteti është prej 15 deri në 30 minuta, informojnë nga LAMM. Tek kalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dalje nga shteti.

Komunikacioni i rrugëve shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër korsi të thata.

Komunikacioni në rrugën Rosoman-Kavadar PI-107, i cili sot për një kohë të caktuar ishte i ndaluar për shkak të punëve të ndërtimit, është normalizuar në orën 15:40.

LAMM rekomandon për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat