Muri i vetëm ekologjik në Tetovë i vendosur nga Komuna e Tetovës

Maqedonia

Muri i vetëm ekologjik në Tetovë i vendosur nga Komuna e Tetovës

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 20:46
Muri i vetëm ekologjik në Tetovë

Druri ekologjik në formën e bilbordit e vendosur në qendër të Tetovës është plotësisht e shkatërruar. Pjesa më e madhe e fidanëve nuk janë, ndërsa ato që mbetën mbetën të thata.

Qytetarët e Tetovës thonë se ndërgjegjja e ulët ekologjike por edhe moskujdesja e organeve komunale janë fajtorë kryesorë për fatin e eko-murit, i cili duhej të pastronte ajrin e ndotur.

Eko-muri ishte vendosur në mars të vitit të kaluar. Por gjatë 17 muajve të kaluara disa herë ishin hequr fidanët me myshk, ndërsa makina për ujitjen e fidanëve u prish. Ekspertët vërtetuan se në makinë nuk është vendosur ujë të mjaftueshëm në të.

Komuna e Tetovës për Tv Telma u përgjigjën se gjatë sezonit është ndotur ajri dhe në bashkëpunim me “Eko ndërgjegjen”, do të furnizojnë pjesët e nevojshme, që druri përsëri ta ketë të njëjtin funksion, pra të pastrojë ajrin.

Billbordi i gjelbër i quajtur druri i qytetit është konstruksion vertikal i bërë nga myshku, i lartë është 4 metra dhe i gjërë 3 metra si dhe me gjatësi prej 60 centimetra.

Kështu lloj druri ekologjik përveç Tetovës ka edhe Shkupit, po për dallim nga Tetova, qyteti i Shkupit po e mirëmban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat