Pesë kongresmenë amerikan për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Pesë kongresmenë amerikan për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 09:31
Kuvendi i Maqedonisë

Pesë kongresmenë amerikanë sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për kongresmenët Geri Konoli, Dina Titus, Susan Davis, David Price dhe Bill Florez. Ata sot, sipas agjendës parlamentare, duhet të realizojnë takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xheferin, me tre nënkryetarët, si dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, OBRM-PDUKM-së, BDI-së, Lëvizjes Besa dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Më pas është paraparë që kongresmenët amerikanë të kenë biseda edhe me kryetarët e më shumë komisioneve parlamentare. Takime të ndara do të kenë me kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për mbrojtje dhe siguri dhe për çështjet procedurale dhe çështjet e mandatit -imunitetit, ndërsa do të takohen edhe me anëtaret e Klubit të grave deputete.

Nesër kongresmenët Konoli, Titus, Davis, Price dhe Florez do të njoftohen me aktivitetet e Institutit parlamentar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat