Komunikacioni në Maqedoni, pritje të gjata në Tabanoc - Bota Sot
Komunikacioni në Maqedoni, pritje të gjata në Tabanoc

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, pritje të gjata në Tabanoc

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 09:52
Tabanoc

Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve dhe pritet rreth 30 minuta për dalje nga vendi.

Siç informon LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata nga ana e kufirit të Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është mesatar.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të rregullave në komunikacion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat