Kishin ardhur për pushime, kush ishin tre anëtarët e një familje që u vranë në Dibër të Madhe

Maqedonia

Kishin ardhur për pushime, kush ishin tre anëtarët e një familje që u vranë në Dibër të Madhe

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:04
Familja shqiptare kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia për pushime në vendin e tyre të lindjes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe, teksa tre anëtarë të një familje shqiptare janë vrarë në oborrin e shtëpisë nga persona ende të paidentifikuar.

Familja banonte në qendër të Dibrës dhe mësohet se viktimat janë Amid Pocesta i lindur në vitin 1963, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajza e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.

Familja shqiptare kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia për pushime në vendin e tyre të lindjes.

Ende nuk duhen shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë si dhe autorët, por forca policie në Maqedoni kanë nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat