Agrometeorologët: Reshjet e shiut në Maqedoni janë të mirëpritura - Bota Sot
Agrometeorologët: Reshjet e shiut në Maqedoni janë të mirëpritura

Maqedonia

Agrometeorologët: Reshjet e shiut në Maqedoni janë të mirëpritura

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Reshjet e shiut që kapluan Maqedoninë ditëve të fundit, janë të mirëpritura për kulturat bujqësore. Sipas agrometeorologëve, kishte mungesë lagështie në shtresën sipërfaqësore të tokës, veçanërisht për shkak të motit të nxehtë në periudhën e kaluar.

Sipas agrometeorologëve, shfaqja e sëmundjeve dhe insekteve të dëmshme tek kulturat bujqësore nuk pritet, sepse pothuajse të gjitha kulturat janë në fazën e zhvillimit të vonshëm, në fazën e pjekjes.

“Kishim dy ose tre javë një verë të vërtetë, me temperatura të larta. Prandaj, shiu është veçanërisht i mirëpritur për pemët frutore që në gjysmën e dytë të gushtit formojnë sythet e luleve për vitin e ardhshëm. Pikërisht tani ju nevojitet uji”, tha për AIM, Angelko Angeleski nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Ai i rekomandon fermerëve që të ujisin frutat nëse nuk bie shi mjaftueshëm, duke pasur parasysh se, sipas parashikimeve moti nga e mërkura do të përmirësohet dhe do të jetë i ngrohtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat