Të gjithë të akuzuarit për 27 prillin deklarohen të pafajshëm

Maqedonia

Të gjithë të akuzuarit për 27 prillin deklarohen të pafajshëm

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 12:02
Seanca gjyqesore

Në seancën e sotme për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë vitin e kaluar, të gjithë 31 të akuzuarit për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” u deklaruan të pafajshëm dhe hodhën poshtë akuzat.

Procesi gjyqësor për këto të akuzuar do të vazhdojë më 31 gusht me dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria, mes të cilëve edhe deputetët Damjan Mançevski, Frosina Remensk, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.

Mes të akuzuarve janë edhe ish-drejtori i BSP-së Mitko Çavkov, deputetët Ljupço Dimovski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Krsto Mukoski, si dhe organizatorët e protestave Boris Damovski, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska për muajt dhjetor dhe janar ka caktuar gjithsej 28 seanca gjyqësore për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat