Të mërkurën do të mësohen partitë që do të marrin pjesë në fushatë dhe sa mjete do të harxhojnë

Maqedonia

Të mërkurën do të mësohen partitë që do të marrin pjesë në fushatë dhe sa mjete do të harxhojnë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 12:32
Kuvendi i Maqedonisë

Të mërkurën sipas të gjitha mundësive do të dihet se cili grup parlamentar sa mjete do të marrë për fushatën për referendumin e 30 shtatorit.

Siç nga Kuvendi, grupet parlamentare dhe deputetët individualisht nuk do të marrin mjete në dorë, por fushata do të realizohet përmes marrjes me qira të hapësirës në media adekuate proporcionalisht sipas numrit të deputetëve në grupin parlamentar.

Fushata për referendumin për marrëveshjen me Greqinë, pritet që Kuvendi ta fillojë rreth 10 shtatorit.

Ministri Damjan Mançevski, si përfaqësues i Qeverisë, paradite mori pjesë në koordinimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xheferi me koordinatorët e grupeve parlamentare. Në koordinim përsëri nuk ishte prezent koordinatori i OBRM-PDUKM-së Dragan Danev, i cili pastaj arriti në Kuvend në takim me pesë senatorët amerikanë.

Tani për tani në afatin të cilin ua dha Xhaferi grupeve të deputetëve të deklarohen se a do të marrin pjesë në fushatë dhe a janë “pro” ose “kundër” u prononcuan partitë e shumicës në pushtet, përderisa qëndrimi i OBRM-PDUKM-së është paralajmëruar zyrtarisht për të mërkurën.

Grupet parlamentare të LSDM-së, BDI-së, PDSH-së dhe Aleancës së Shqiptarëve tashmë kanë dorëzuar njoftime se do të marrin pjesë në fushatë dhe se do të jenë “pro” pyetjes së referendumit, përderisa në orët në vazhdim pritet edhe njoftimi zyrtar nga Besa deputetët e të cilës në deklarata për mediat këto ditë, informuan se do ta mbështesin fushatën e referendumit dhe se janë “pro” pyetjes së referendumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat