Sigurohen mostrat e para të orizit nga disa operator nga Koçani

Maqedonia

Sigurohen mostrat e para të orizit nga disa operator nga Koçani

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë sot siguroi analizën e mostrave të reja të orizit të marra nga disa depo nga Koçani për të përcaktuar nëse ato janë të modifikuar gjenetikisht.

Drejtori i Inspektoratit Blagoj Indov deklarojë për AIM se rezultatet e analizave priten të mërkurën ose të enjten.

“Ne kemi mbledhur mostra nga disa depo nga Koçani. Sot ata janë dhënë për analizë. Sepse nesër është ditë jopune, ne presim rezultatet të mërkurën ose të enjten”, tha Indov.

Fara e orizit, për të cilën Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftonë se është e modifikuar gjenetikisht edhe nga importuesi”, sipas Indov, “ka hyrë në mënyrë ilegale në Maqedoni”.

Inspektorati Bujqësor bëri kontrollin e orizit të modifikuar gjenetikisht më 21 gusht, pas marrjes së rezultateve të analizave që deri atëherë ishin monitoruar nga AUV. Pastaj Indov i tha se kontrollet vazhdojnë derisa të mbërrijnë importuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat