71 deputetë do të marrin pjesë në fushatë “për” çështjen e referendumit në Maqedoni

Maqedonia

71 deputetë do të marrin pjesë në fushatë “për” çështjen e referendumit në Maqedoni

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 18:48
Kuvendi i Maqedonisë

Grupet parlamentare të LSDM-së, BDI-së, Besës, PDSH-së, Aleancës së Shqiptarëve, si dhe dy deputetëve të pavarur ose 71 deputetë i dërguan letër kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferit, duke e informuar atë se deputetët e tyre do të marrin pjesë në mënyrë aktive në fushatën publike për referendumin në nivel shtetëror, që do të mbahet më 30 shtator të vitit 2018 dhe se janë sqaruar “për” referendumin shpallur.

Deputeti Antonio Milloshoski, si një deputet individual dërgoi një letër se do të marrë pjesë në fushatë me një qëndrim bojkotues, sepse ai është kundër çështjes së referendumit. OBRM-PDUKM ende nuk ka dorëzuar sqarim, dhe sipas njoftimeve të koordinatorit të OBRM-PDUKM-së, këtë do ta bëjnë ditën e mërkurë.

Në koordinimin e sotëm të kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, nënkryetarët dhe koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare morën pjesë, përveç koordinatorit të grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, megjithëse, si të gjithë koordinatorët dhe koordinatori i OBRM-PDUKM-së ishte njoftuar të premten rreth terminit të mbajtjes së koordinimit.

Edhe njëherë u theksua se deputetët nuk do të marrin para, por Kuvendi do të blejë hapësirën e medias, dhe sipas sqarimit, do të ndahet proporcionalisht.

Kuvendi formojë trup koordinues për përgatitjen e fushatës publike të cilën do ta udhëheq kryetari Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat