LSDM: Shpërndarja e parave nëpërmjet procedurave jotransparente ishte tipar i OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Shpërndarja e parave nëpërmjet procedurave jotransparente ishte tipar i OBRM-PDUKM-së

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 19:40
LSDM

OBRM-PDUKM nuk mund të ndalojë me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme nëpërmjet të cilave çdo ditë e manipulon opinionin, ndërsa me çdo çmim po mundohet të mos e tregoj çmimin e referendumit, reagojnë nga LSDM pas deklaratës së këshilltares së OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Qytetit të Shkupit, Irena Popova.

“Shpenzimi i parave nga buxheti me çmime të fryra dhe përmes procedurave jotransparente ishte tipar i OBRM-PDUKM-së dhe se kjo kohë përfundoi me largimin e tyre në opozitë. Ndërsa sikur kompania publike e transportit Shkup njoftoi publikisht, procedurat për blerjen e kartave elektronike dhe përzgjedhjen e një konsulenti për auditimin e sistemit elektronik të pagesave janë në përputhje me Ligjin për blerjet publike dhe realizohen për shkak të urgjencës së justifikuar. OBRM-PDUKM shpik raste aty ku nuk ekzistojnë”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga partia në deklaratë shtojnë gjithashtu se administrata e qytetit dhe ndërmarrjet publike nën autoritetin e Qytetit të Shkupit, në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, menaxhojnë financat e qytetarëve dhe punojnë në ndërtimin e transportit modern efikas publik dhe krijimin e një qyteti funksional, të arritshëm dhe të hapur që punon ekskluzivisht për nevojat e qytetarëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat