Zhbllokohet zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komisionit për procedurë administrative

Maqedonia

Zhbllokohet zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komisionit për procedurë administrative

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:29
Ilustrim

Kuvendi i Maqedonisë pas plot 5 muajve nga shkarkimi i përbërjes së vjetër, ka filluar procesin e emërimit të përbërjes së re të Komisionit shtetëror për vendosje në shkallën e dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektoriale, pasi dje në Komisionin për zgjedhje dhe emërime nga ana e anëtarëve u propozuar përbërja e re.

Për shkak të bllokimit të zgjedhjes së përbërjes së re, të punësuarit në këtë komision profesional nuk kanë marrë paga për pesë muaj, ndërsa nuk kanë pasur as sigurime shëndetësore dhe pensionale.

Në një letër për Makfaks, të punësuarit thonë se Komisioni është lënë në gjendje katastrofale dhe se nuk kanë asnjë kusht për punë.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime për kryetare të Komisionit për vendosje në shkallën e dytë ka propozuar Elizabeta Ruseska, juriste e diplomuar nga Ohri.

Seanca plenare në të cilën duhet të votohet përbërja e re e Komisionit do të caktohet për javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat