Aktivistët nesër paralajmërojnë “mur të gjallë” për mbrojtjen e Vodnos

Maqedonia

Aktivistët nesër paralajmërojnë “mur të gjallë” për mbrojtjen e Vodnos

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 18:13
Ilustrim

Aktivistët e organizatës qytetare “E dua Vodnon” paralajmëruan se nesër do të fillojnë me aktivitetin që kanë njoftuar më parë, gjegjësisht “mur i gjallë” për mbrojtjen e Vodnos. Ata ju bëjnë thirrje të gjithë vullnetarëve që të lajmërohen tek faqja e tyre në rrjetin social “Facebook|.

“Në shtet ku veprat penale janë punë e zakonshme dhe zbatohen projekte të këtilla që janë me shumë parregullsi, mbetet që ne ta mbrojmë me trupa të gjallë. Stop për prjekte të këqija dhe të pa menduara! Shihemi para ekskavatorëve”, thonë nga iniciative qytetare “E dua Vodnon”.

Javën tjetër në konferencë për shtyp para Qeverisë aktivistët thanë se janë për gazsjellës në Shkup, por jo në Vodno. Ata thanë se është gënjeshtër informacioni i Qeverisë se do të shkurtohet prishja e gjelbërimit dhe se ata janë për gazsjellës do të sharrohen mal në sipërfaqe siç bulevardi “Partizanski Odredi” nga Qendra deri në Vlae.

“Nuk është e saktë se tereni do të kthehet në gjendje fillestare sepse patjetër të ketë vend që të jetë qasje e automjeteve. Nuk është e saktë se ndotja e ajrit në Shkup do të zvogëlohet me ndërtimin e gazsjellësit”, deklaroi Andrea Jankov.

Aktivistë para qeverisë kërkuan studim për ndikim e gazsjellësit ndaj mjedisit jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat