Hapet fabrikë bashkëkohore për prodhimin e paletave “Ekollajf” në Ginovce

Maqedonia

Hapet fabrikë bashkëkohore për prodhimin e paletave “Ekollajf” në Ginovce

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 20:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot zyrtarisht u lëshua në përdorim fabrika pr prodhimin e paletave “EkoLife”. që do të punojë sipas standardeve më të larta evropiane, me pajisje më bashkëkohore për prodhimin e energjisë për ngrohje nga burime ripërtëritëse të energjisë.

Bëhet fjalë për investim vendor në vlerë të përgjithshme prej tre milionë euro, të kompanisë “Golden Art” të Robert dhe Ivica Jakimovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kohë kur natyra në dërgon sinjale të qarta për rrezikimin e saj, për ndotjen e ajrit, më shumë se e nevojshme është që të fokusohemi në sigurimin e mjedisit jetësor të pastër dhe të shëndetshëm. Më gëzon fakti që kjo fabrikë do t’i jep dimension të ri eko-vetëdijes në Maqedoni, përmes prodhimit të prodhimeve ekologjike. Ky investim vendor le të motivojë ose nxisë shumë investues vendor që t’i ndjekin hapat e guximshëm të pronarëve të”EcoLife”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikollovski.

Nikollovski tha se MBPU-ja, ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet tjera që menaxhojnë me rajonet e mbrojtura dërgojnë inkurajim të fuqishëm për zhvillimin e prodhimtarisë në drejtim të furnizimit me lëndë të para adekuate të subjekteve të cilët do të prodhojnë energji nga burime ripërtëritëse.

Nikollovski shtoi se Qeveria e Maqedonisë nuk i ndan investitorët në të huaj dhe të brendshëm, por fuqishëm përkrah të gjithë ata që krijojnë rritje ekonomike me punësime të reja.

Prodhimi i parë nga seria e prodhimeve është “EkoLifte Pellet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat