LAMM: Në Tabanoc pritet deri në 20 minuta

Maqedonia

LAMM: Në Tabanoc pritet deri në 20 minuta

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 09:58
Ilustrim

Intensiteti i komunikacionit në rrugët e vendit jashtë qyteteve është i qetë, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc në mëngjes ka rritje të frekuentimit të veturave dhe koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është nga 15 deri më 20 minuta, deklarojnë nga LAMM.

Në kalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, lëvizje me shpejtësi të lejuar dhe respektimin e sinjaleve në komunikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat