Danielsson: Më 30 shtator do të keni mundësi unike për ta rrethuar të ardhmen

Maqedonia

Danielsson: Më 30 shtator do të keni mundësi unike për ta rrethuar të ardhmen

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 19:38
Christian Danielsson dhe Zhbogar

Sot pasdite në një konferencë për shtyp të info qendrës së BE-së drejtori i Drejtorisë për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të Komisionit Evropian, Christian Danielsson tha se “Marrëveshja e arritur me Greqinë është historike, kështu është i njohur për bashkësinë ndërkombëtare dhe shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën në përgjithësi. Më 30 shtator do të keni mundësi unike që ta rrethoni ardhmërinë Maqedonisë. Mesazhi që e çojmë është se në fuqishëm ju bëjmë thirrje që të sjellin mendimin e tyre rreth përmbajtjes së marrëveshjes. E rëndësishme është që të zbatohet kjo e drejtë demokratike dhe të votohet. Kjo është mundësi e cila vjen një herë në jetë që të vendoset për një çështje të rëndësishme”.

Ai shtoi se referendumi do të jetë për hapet e ardhme kur bëhet fjalë për integrimet euro-atlantike dhe se rruga për zhvillim e këtij shtetit, sipas Danielsson është i qartë, çon drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Komisioni është fuqishëm i përkushtuar ta përkrah këtë shtet tek reformat dhe perspektivat për BE-në. Gjatë vizitës në korrik komisari Hahn shpalli procesin e skriningut ku do të njoftohen ministritë e BE-së dhe Komisioni do të mund të vlerësojë zbatimin e legjislacionit evropian, duke filluar nga fusha kruciale që është sundimi i së drejtës”, tha Danielsson.

Ai tha se është takuar me Kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësues nga Qeveria dhe Kryetarët e partive politike kryesore në vend, ndërsa do të ketë takime edhe me përfaqësuesit nga shoqëria civile.

Danielsson u është takuar me Kyetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski ku është biseduar për çështjen e emrit si dhe marrëveshjen e arritur me Greqinë.

“Ata ende mendojnë se si do të jetë qëndrimi i tyre për referendumit e 30 shtatorit”, tha Danielsson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat