Gruevski nuk erdhi në Gjykatën e Apelit për dënimin me burg

Maqedonia

Gruevski nuk erdhi në Gjykatën e Apelit për dënimin me burg

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 10:54
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk erdhi sot në Gjykatën Penale në të cilën duheshe të debatohet për ankesën e tij për rastin “Tanku” për blerjen e “merecedesit” luksoz.

Ish-kryeministri shkoi në seancën për rastin “Shuplakat” e cila njëkohësisht po zhvillohet në Gjykatën e Apelit në Shkup. Gruevski me vonesë erdhi në Gjykatën Penale.

Avokatët paraqitën parashtreat deri tek Gjykata e Apelit se janë të penguat të marrin pjesë në seancën publike të gjykatës së lartë. Të gjithë avokatët, përveç Donço Nakov, e kanë njoftuar gjyqin se për shkak të zhvillimit të seancës në Gjykatën Penale nuk mund të marrin pjesë në Gjykatën e Apelit.

Gjyqtarja Cvetana Periq seancën e caktoi për nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat