Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot dhe nesër në Vjenë do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet-kandidate për anëtarësim në BE: Republika e Maqedonisë, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
Dimitrov shkon në takim me ftesë nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe ministrja për Evropës, Integrim dhe Punë të Jashtme e Austrisë Karin Knajsel, në cilësinë e vendit kryesues me Këshillin e BE-së.
Siç informojnë nga MPJ-ja, diskutimet e takimit do të fokusohen në çështje të lidhura me multilateralizmit efektiv, si një nga prioritetet e kryesimit austriak me Këshillin e BE-së dhe Strategjinë globale për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së.
Në margjinat e takimit, në organizim të kryesimit austriak, ministri Dimitrov do të marrë pjesë edhe në drekë pune të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së me ministrat e punëve të jashtme nga Evropa Juglindore dhe Turqia, në të cilin do të diskutohet për çështje të lidhura me infrastrukturën digjitale.