Rriten pagat për 5 për qind për punëtorët në arsimin fillor dhe të mesme në Maqedoni

Maqedonia

Rriten pagat për 5 për qind për punëtorët në arsimin fillor dhe të mesme në Maqedoni

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Vendimi për rritjen e pagave në arsim sot kaloi në seancën qeveritare, ndërsa rritja e pagave do të fillojë nga muaji shtator të këtij viti.

Rritjes së pagave i parapriu nënshkrimin e marrëveshjes në mes Ministrisë për Arsim dhe Shkencë dhe Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Qëllimi, siç thonë nga Qeveria, është përmirësimi i statusit të punëtorëve në shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa me marrëveshjen konfirmohet edhe paga minimale.

Nga Sindikata e përshëndesin marrëveshjen për rritjen e pagave, por thonë se kjo duhet të jetë vetëm fillim dhe nxitje për rritjen e mëtejshme, veçanërisht në arsimin e lartë. Vetën në këtë mënyrë sipas tyre do të përmirësohet edhe cilësia e arsimit në Maqedoni.

Me marrëveshjen, paga më e ulët e pagës i të gjithëve të punësuarve në shkollat fillore do të jetë 12.741 denarë, ndërsa paga më e vogël për të punësuarit në shkollat e mesme do të jetë 13.117 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat