Sela thotë se ASH do të bëjë ndaras fushatë për referendum

Maqedonia

Sela thotë se ASH do të bëjë ndaras fushatë për referendum

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:50
Kryetari i Aleancës për shqiptarët (ASH), Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, për TV21 sot tha se që prej dhjetorit nuk janë pjesë e qeverisë dhe për këtë nuk kanë qenë prezent dje në mbledhjen e partive politike për referendumin në Maqedoni për çështjen e emrit.

“Ne me njerëz, me skandale përditë milionëshe, të korruptuar deri në fyt nuk do të bëjmë kampanjë të përbashkët për NATO dhe BE. Rruga jonë për në NATO dhe BE është e pastër si loti” tha Sela mes tjerash.

Përndryshe, referendumi në vend do të mbahet më 30 shtator ku duhet të vendoset për integrimin e shtetit në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë për të ndërruar emrin në Maqedonia e veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat