Banka Botërore do të jep 27 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja

Maqedonia

Banka Botërore do të jep 27 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Ministria e Financave do të lidhë marrëveshje me Bankën Botërore (BB) për të siguruar fonde në shumën prej 28.7 milionë euro për përmirësimin e shërbimeve sociale.

Projekti, siç theksohet nga Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në sqarimin e propozimin e ligjit në Kuvend, mbulon zgjerimin e kapaciteteve për kujdesin dhe edukimin parashkollor nëpërmjet ndërtimit të objekteve të reja dhe transformimit ose përmirësimit të infrastrukturës ekzistuese të institucioneve parashkollore.

Propozim ligji që do të lejojë financimin e projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale sot hyri në procedurë parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat