Merret në pyetje vetëm një dëshmitar për “Dhunën në Qendër”, seanca e radhës më 17 shtator

Maqedonia

Merret në pyetje vetëm një dëshmitar për “Dhunën në Qendër”, seanca e radhës më 17 shtator

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:28
Merret në pyetje vetëm një dëshmitar për “Dhunën në Qendër”

Pas marrjes në pyetje të vetëm një dëshmitari në Gjykatën Penale në Shkup u ndërpre seanca për lëndën e PSP-së “Dhunë në Qendër” dhe vazhdimi i saj është caktuar për më 17 shtator.

Në seancën e sotme ishin dëgjuar vetëm dëshmitari Nikolla Gjeorgievski këshilltar i partisë “Alternativa e Re” në Komunën Qendër.

Të akuzuarit në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova si edhe nëntë persona të tjerë.

Ata akuzohen për nxitjen e dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Pas përfundimit të seancës së sotme, avokati Boro Tasevski, i cili dje ishte dënuar me para për shkak se nuk ishte i pranishëm në gjykimin e ish-ministres Gordana Jankullovska në lëndën e veçuar “Tanku”, u përpoq ta sqarojë situatën në të cilën gjenden një numër i madh i avokatëve të të akuzuarve në lëndët e PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat