Ende nuk dihet vrasësi i familjes Pocesta në Dibër

Maqedonia

Ende nuk dihet vrasësi i familjes Pocesta në Dibër

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Edhe pas katër ditëve nga vrasja në Dibër, policia nuk ka të dyshuar, ndërsa identiteti i vrasësit është ende mister. Nuk e ditur kush dhe pse vrau 54 vjeçarin Amit Pocesta, bashkëshorten e tij Nazmie dhe bijën e tyre Anila, në shtëpinë e tyre.

Prokuroria i pret rezultatet nga hetimet të të gjitha gjurmëve dhe dëshmive materiale të gjetura në shtëpinë e tyre, ndërsa policia në Dobër në mënyrë të vazhdueshme dëgjon persona që i kanë njohur viktimat dhe të cilët do të mundnin të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Ministri Spasovski thotë se po punohet në mënyrë intensive që sa më shpejtë të gjendet kryesi.

“Hetimi po vazhdon, ndërmerren të gjitha masat me urdhër të Prokurorisë Publike, kur do të kemi informacione të reja, do t’ju informojmë”, tha Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Siç raporti TV24, menjëherë pas vrasjes që ndodhi në Dibër, me të madhe komentohej që kryesi të ishte familjar i afërt i familjes Pocesta, ndërsa arsyet ishin për tokë, gjegjësisht për vend në oborr apo kalim mes shtëpisë ku viktima ka udhëhequr kontest 10 vjeçar në gjykatë. Por vërtetim zyrtar për këto spekulime ende nuk ka.

Sipas burimeve të hetimit, vrasja ka ndodhur diku rreth orës 3 pas mesnatës ditën e shtunë kur vrasësi ka hyrë në shtëpi dhe ka vrarë familjen Pocesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat