MPB kontrollon makinat e transportit publik në Shkup, zbulon parregullsi të shumta

Maqedonia

MPB kontrollon makinat e transportit publik në Shkup, zbulon parregullsi të shumta

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 11:08
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka kryer kontrolle tek makinat e transportit publik në Shkup, me ç’rast ka zbuluar shkelje të shumta.

Nga MPB thonë se janë zbuluar makina me pajisje teknikisht jofunksionale për frenim dhe drejtim, pajisje sinjalizuese teknikisht jofunksionale, mjete të paregjistruara dhe mungesë të pajisjeve.

“Në kontrollet shtesë në stacionin për kontroll teknik janë dërguar 25 automjete të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve. Janë dhënë gjithsej 33 masa për kundërvajtje të bëra, gjegjësisht 15 urdhërpagesa për kundërvajtje, 12 automjete janë larguar nga komunikacioni dhe janë parashtruar gjashtë kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje”, thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat