Dimitrov nga Vjena: Vetëm Ballkani evropian do të jetë stabil

Maqedonia

Dimitrov nga Vjena: Vetëm Ballkani evropian do të jetë stabil

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:11
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, pas përfundimit të takimit joformal të diplomatëve të BE-së dhe vendeve kandidatëve që u mbajt në Vjenë, në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se vizioni i vetëm për Ballkan të qëndrueshëm është Ballkani evropian.

Ai gjithashtu ka shkruar se në rajon janë zgjidhur pothuajse të gjitha çështjet e hapura, duke përmendur edhe nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Përshpejtimi dhe revitalizimi i procesit të zgjerimit ka kuptimin e vet. Për Evropën është më mirë dhe më lirë të investojë në rajon, me ndihmën tonë ta bëjë rajon evropian, sesa ta injorojë, që në fund do të jetë shumë shtrenjtë”, ka theksuar Dimitrov.

Ai gjithashtu ka potencuar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë fortë të vendosur në procesin e eurointegrimeve, duke shtuar se “në pritje të këtij qëllimi ka humbur një gjeneratë e plotë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat