Shpejtohet trendi i investimeve në industrinë e Maqedonisë

Maqedonia

Shpejtohet trendi i investimeve në industrinë e Maqedonisë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Investimet e huaja direkte në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë arritur në 327 milionë euro ose 218 për qind më shumë se tre vitet e kaluara. Kjo tregon se trendi i investimeve në industrinë e Maqedonisë është rritur, tha zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në hapjen e fabrikës “Çagataj Kabllo” në “Bunarxhik”.

Angjushev shtoi se në pjesë e dytë të këtij viti edhe pse disa kompani sjellin disavatazhet e tyre, çka është normale, ato edhe më shumë investojnë në Maqedoni.

Ai nuk tregoi se a do të ketë rebalancë të Buxhetit dhe tha se kjo pyetje duhet bërë Ministrit për Financa. Në lidhje me investimet kapitale, ai shtoi se, deri në fund të këtij viti pritet që ato të arrijnë parashikimet tona.

Në pyetjen se si e komenton faktin se OBRM-PDUKM e ka sjell investuesin e “Çagataj Kabllo” në Maqedoni, Angjushev apelon që të ndërpritet me reklamat e ulta të partive dhe tu mundësohet të punojnë atë që duan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat