Tevdovski: Presim rritje prej rreth 30 milionë eurove te tatimi i fitimit

Maqedonia

Tevdovski: Presim rritje prej rreth 30 milionë eurove te tatimi i fitimit

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:12
Dragan Tevdoski

Në një intervistë për AIM, Ministri i Financave Dragan Tevdovski thotë se “Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë ka pagesë të shkëlqyer të të ardhurave, ka likuidet të shkëlqyer, ndërsa bëjmë presion serioz për realizimin e të ardhurave të parashikuara. Ajo që më gëzon është se kemi rritje të të ardhurat e kontributeve, që përputhen me rritjen e pagave”.

Kah fundi i muajit, siç thotë Ministri Tevdovski, do ta shpallin raportin për muajin gusht, duke theksuar se ajo që shihet si trend në tetë muajt e parë është rritja e të ardhurave tatimore të fitimit.

“Presim rritje rreth 30 milionë eurove të tatimi i fitimit deri në gusht. Kjo është shenjë e qartë se firmat rikuperohen dhe ekonomia mbetet në këmbë. Të dhënat e fundit për prodhimtarinë industriale në muajin gusht tregojnë rritje të lartë prej 8.4% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thotë Tevdovski.

Sipas të dhënave të Investimeve Direkte të Huaja, siç shton Tevovski, ka rritje të madhe në krahasim me vitin e kaluar.

Investimet Direkte të Huaja në gjysmën e parë të këtij viti arritën 327 milionë euro. Vetëm në krahasim për tërë vitin Investimet Direkte të Huaja arritën 227 milionë euro. Qeveria edhe më tutje do të vazhdojë të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik. Me drejtimin e qartë drejt BE-së dhe NATO-s, kj gjendje edhe më mirë do të përmirësohet”. tha Ministri i Financave Dragan Tevdovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat