Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Vellgoshti

Maqedonia

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Vellgoshti

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:14

Një person mbrëmë është arrestuar në Strugë për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vrasjen e djeshme të 47 vjeçares Bllaguna Petkoska në fshatin Vellgoshti të Ohrit.

Për momentin i dyshuari është duke u dëgjuar, informojnë nga SBP Ohër. Në trupin e pajetë të të ndjerës janë gjetur gjurmë të dhunës por vërtetim zyrtar se si ka ndodhur vrasja ende nuk ka.

Nga policia informojnë se i dyshuari ka dosje kriminale dhe është i njohur për policinë, me siguri ka qenë në relacion të afërt me viktimën, por motivi i vrasjes ende është i panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat