Zakharieva: Sukses në shkëmbimin tregtar dhe turistik me Maqedoninë pas marrëveshjes për fqinjësi të mirë

Maqedonia

Zakharieva: Sukses në shkëmbimin tregtar dhe turistik me Maqedoninë pas marrëveshjes për fqinjësi të mirë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 17:59
Ekaterina Zakharieva

Ekaterina Zakharieva, zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, në forumin e Dubrnovnikut të politikanëve rajonal theksoi se Ballkani ka pasur shumë ndryshime gjatë 20 viteve të kaluara.

Ajo ceku edhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Për vetëm 5 muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes, shkëmbimi tregtar na u zmadhua për 12%, ndërsa shkëmbimi i turistëve u zmadhua për 10%”, deklaroi Zakharieva e cila i dëshiroi sukses Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit.

Në këtë zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shqeqerniska dha replikë duke thënë se “Plotësisht pajtohem me Ekaterinën – shumë na kritikonin para nënshkrimit të marrëveshjes me Bullgarinë, por tash qytetarët e të dyja vendeve shohin se marrëveshja është garanci për stabilitet”.

Sipas Sheqerinskës nuk ekzistojnë konflikte të ngrira, por zgjidhje të ngrira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat