Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri në 20 minuta

Maqedonia

Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri në 20 minuta

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 13:14
Tabanoc

Tek kalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet prej 15 deri 20 minuta, ndërsa tek kalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Komunikacioni tek rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata.

LAMM rekomandon për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur. Në disa rrugë mund të ketë rrëshqitje të dheut sidomos në akset: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat