Mickoski: Do të kemi pasoja nga marrëveshja me Greqinë

Maqedonia

Mickoski: Do të kemi pasoja nga marrëveshja me Greqinë

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 16:14
Mickoski

Marsh i qetë protestues nën moton “Maqedonia do të fitojë”, sot në Kërçovë mbajtën anëtarët dhe simpatizantët e OBRM-PDUKM-së.

Protesta filloi tek rrethorja rrugore në afërsi të stacionit të autobusëve. Marshin protestues e udhëhiqte Kryetari Hristijan Mickoski i cili ishte i shoqëruar nga Kryetari i Komitetit Komunal të OBRM-PDUKM-së në Kërçovë Gjorgjija Sajkoski dhe udhëheqës tjerë të lartë të kësaj partie.

Marshi mbahej nga bulevardi deri te sheshi i qytetit ku Kryetari Mickoski shprehu kënaqësi që është në Kërçovë nga ku kanë prejardhje prindërit e tij.

“Kjo Qeveri jopopullore do të përpiqet ta ndryshojë realitetin. Nuk mund që i amnistuari Zoran Zaev të në çojë në BE dhe NATO. Unë jam për BE dhe NATO, por jam kundër marrëveshjes kapitulluese të Zaevit dhe Tsiprasit. Do të kemi pasoja nga kjo marrëveshje, sepse do të jemi Qeveri e Republikës së Maqedonisë Veriore, por do të ndryshohen edhe emërimet e institucioneve tjera. Neni 8 i marrëveshjes i plotëson dëshirat e fqinjit tonë jugor”, potencoi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat