Tre të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Dibër

Maqedonia

Tre të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Dibër

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 13:21
Amid dhe Nazmije Pocesta, që bashkë me vajzën 14-vjeçare u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Dibër

Prokuroria Themelore Publike  e Gostivarit, njofton se janë arrestuar tre persona për vrasjen makabre në Dibër që ndodhi para një jave, ku u vranë me armë zjarri gruaja, burri dhe vajza e tyre 14-vjeçare.

“Në lidhje me vrasjen e trefishtë në Dibër, Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit, si kompetente për të vepruar në lëndë, intensivisht i ka ndërmarrë të gjitha veprimet për konstatimin e përgjegjësisë penale dhe për mbledhjen e dëshmive. Deri në këtë moment, tre persona janë privuar nga liria dhe për të njëjtët është shqiptuar masë afatshkurtër e paraburgimit prej 48 orëve. Pas skadimit të këtij afati, do të sillet vendim prokurorial për veprim të mëtutjeshëm”, thonë për Portalb.mk nga Prokuroria.

Nga MPB kanë thënë se nuk mund të japin detaje për rastin, por se po punojnë për zbardhjen e të njëjtit. MPB, njëkohësisht njofton se pas mbarimit të hetimeve, do të informohet opinioni për epilogun.

Jozyrtarisht, dje dhe sot nëpër media kanë qarkulluar informata për një kthesë në rastin e vrasjes së trefishtë, gjegjësisht thuhet se tani po akuzohet vajza e madhe e të vrarëve dhe jo një pjesëtar i një familjeje tjetër dibrane, sikur është thënë paraprakisht në opinion.

Motivet e vrasjes ende janë të panjohura.

Jozyrtarisht, vrasja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 27 gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat