Shpallet konkurs për pilotë ushtarak në Maqedoni

Maqedonia

Shpallet konkurs për pilotë ushtarak në Maqedoni

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:14
Helikopter

Ministria e Mbrojtjes dhe akademia ushtarake “Gjeneral Miahillov Apostolloski” sot kanë shpallur konkurs për shtatë pilotë ushtarak.

Në konkurs mund të paraqiten të gjithë shtetasit e Maqedonisë që kanë kryer arsimin e lartë dhe nuk janë më të vjetër se 28 vite.

Aplikimi fillon prej sot dhe do të zgjasë deri më 26 tetorë. Gjatë pranimit të pilotëve do të merren parasysh suksesi i tyre në arsimin e lartë dhe ushtrimet që do të bëhen për përgatitjet fizike.

Ndërsa selektimi i mëtejshëm do të bëhet nga kontrollet për njohjen e gjuhës angleze, gjendja shëndetësore dhe selektimet në vend dhe në ajër që do të bëhen nga Qendra për trajnimin e pilotëve.

Konkursi mund të gjendet në gazetat e Maqedonisë, si dhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat