Xhaferi: Vëzhgimi nga OSBE-ODHIR është i një sigurie të madhe për besimin e procesit e referendumit

Maqedonia

Xhaferi: Vëzhgimi nga OSBE-ODHIR është i një sigurie të madhe për besimin e procesit e referendumit

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 18:18
Talat Xhaferi

Në prag të referendumit, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim me shefin e misionit vëzhgues të OSBE-ODHIR, Jan Petrsen.

Në takim nga ana e Xhaferi shprehu kënaqësi që ODHIR vendosi që të dërgoj mision për vëzhgimin e referendumit më 30 shtator, në mes tjerash Xhaferi në takim me Petersen tha se vëzhgimi i referendumit nga ana e kësaj organizate është e një rëndësie të madhe për ngritjen e besimit të procesit të referendumit.

Ambasadori Petersen tha se aktivitetet e misionit të OSBE-ODHIR është të vëzhgojë procesin e mbajtjes së referendumit, duke filluar nga propaganda publike, financimin e saj, dhe mbulesa e mediave.

Petersen tha se grupi prej 13 ekspertësh, 20 vëzhgues afatgjatë dhe rreth 250 vëzhgues afatshkurtër do ta ndjekin referendumin dhe do ta vlerësojnë se i njëjti a është mbajtur në një atmosferë demokratike në përputhje të plotë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet tjera ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat