Me fondet evropiane do të zhvillohet më shpejtë sektori bujqësor në Maqedoni

Maqedonia

Me fondet evropiane do të zhvillohet më shpejtë sektori bujqësor në Maqedoni

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 16:15
Nikollçe Babovski, Rumen Porozhanov

Të ripërtërihet memorandumi i bashkëpunimit në mes agjitacioneve të Maqedonisë dhe Bullgarisë, kërkoi sot drejtori i Agjencisë për ndihmë financiare Nikollçe Babovski nga ministri bullgar për bujqësi, Rumen Porozhanov.

Ripërtëritja e memorandumit, tha Babovski, është i një rëndësie të madhe për sektorin e bujqësisë veçanërisht duke marr parasysh fillimin e periudhës së bisedimeve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

“Përvojën që e ka bullgaria për fillimin e bisedimeve për ne është i një rëndësie të madhe”, tha Babovski.

Në takim, Porozhanov dha mbështetje për Maqedoninë që të vazhdoj drejt Bashkimit Evropian sepse, siç tha, sjell zhvillim të sektorit të bujqësisë, prodhimtarisë, përpunim dhe rajoneve rurale.

Sipas tij, me fondet evropiane shpejtë do të zhvillohet sektori agro kulturor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat