Referendumi, Saliu: Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së nuk është shumë i rëndësishëm

Maqedonia

Referendumi, Saliu: Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së nuk është shumë i rëndësishëm

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 19:03
Analisti politik Isen Saliu

VMRO-DPMNE së fundimi është deklaruar se për to edhe mëtej Marrëveshja e Prespës është një doklumet i parpranueshëm, dhe se nuk e mbështesin asnjë gërmë nga ajo që shkruan në të.

Nga ana tjetër, deri në mbajtjen e Referenendumit kanë ngelur edhe disa ditë, ndërsa VMRO-DPMNE nuk ka precizuar edhe mëteh qëndrimin e saj për mbështetje apo bojkot të së njëjtit.

A do të lëshojë pe VMRO-DPMNE? A do të bëhet pjesë e rrugëtimit euroatlantik të Maqedonisë?

Analisti politik Isen Saliu në një prononcim, thotë se nuk është shumë i rëndësishëm qëndrimi i VMRO-DPMNE-së lidhur me Referendumin.

"Mendoj se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së nuk është shumë i rëndësishëm lidhur me referendumin. Kjo parti dhe partneri i saj 10 vjeçar tani janë tejet të dobët dhe nuk mund as të ndihmojnë, e as të pengojnë proceset e rëndësishme politike në Maqedoni,  e posaçërisht ato që kanë të bëjnë me eurointegrimet. Ata nuk kontrollojnë më Ministrinë e Punëve të Brendshme, prandaj nuk kanë në disponim as votuesit e Pustecit. Krejt kjo shkon në favor të suksesit të referendumit", thekson analisti politik Isen Saliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat