Gjashtë komuna në Maqedoni do të marrin 290 milionë denarë për projekte infrastrukturore

Maqedonia

Gjashtë komuna në Maqedoni do të marrin 290 milionë denarë për projekte infrastrukturore

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 09:35
Ilustrim

Ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugëve lokale, kanalizimeve, si dhe shkollave fillore, janë projektet për të cilat sot do të nënshkruhet marrëveshje mes komunave dhe Ministrisë së Financave.

Në kuadër të projektit për përmirësim të shërbimeve komunale, gjashtë komuna do të marrin 209.7 milionë denarë për realizimin e shtatë projekteve kapitale.

Nga Ministria e Financave njoftojnë se marrëveshje do të nënshkruhet me kryetarin e Komunës Qendër Zhupë Arijan Ibraim, të Zhelinës Blerim Sejdi, të Studeniçanit Azem Sadiku, Kavadarit Mitko Jançev, Ilindenit Zhika Stojanovski dhe Kisella Vodës Filip Temelkovski.

Në nënshkrimin e marrëveshjeve do të merr pjesë edhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Marko Mantovaleni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat