Sistemohen 760 nëpunës të administratës që qëndronin në shtëpi, mbeten edhe 700 të tjerë

Maqedonia

Sistemohen 760 nëpunës të administratës që qëndronin në shtëpi, mbeten edhe 700 të tjerë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 14:44
Muhamed Hoxha

Rreth 760 nëpunës të administratës nënshkruan pajtueshmëri për shpërndarjen e tyre në vende pune sipas Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa për 160 procedura është përfunduar plotësisht, njoftoi sot zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha.

Në pres konferencën në Qeveri, Hoxha informoi se për 600 persona procedura për shpërndarjen e tyre nëpër institucione sipas Marrëveshjes së Ohrit është në vijim.

“Një pjesë nga personat e tjerë, rreth 200, të cilët nuk e kanë pranuar ofertën do tu jepet mundësia që të përfshihen në këtë transfertë të parë, nëpër institucione ku ende ka nevojë. Të tjerë do të përfshihen me sistematizimin vijues”, sqaroi Hoxha.

Sipas tij edhe 700 nëpunës administrate mbeten të pashpërndarë nëpër institucione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat