Asselborn nesër do qëndroj për vizitë zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Asselborn nesër do qëndroj për vizitë zyrtare në Maqedoni

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:11
Jean Asselborn

Ministri për Punë të Jashtme të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn nesër vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zhvilli i përgjithshëm në bashkëpunimin në mes dy vendeve, prioritetet e politikës së jashtme të Republikën Maqedonisë, si dhe për gjendjen aktuale brenda vendit me theks të përgatitjet për referendumin, do të jenë temë e takimit në mes Dimitrov dhe Asselborn.

Të dy ministrat është paraparë që të nënshkruajnë marrëveshje në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për ndryshimin dhe shkëmbimin e informacioneve të materialeve të klasifikuara.

Në kuadër të vizitës, ministri Asselborn do të realizoi takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me zv. kryeministrin e për çështjet evropiane, Bujar Osmanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat