Njeriu më i afërt i Zaevit dikur e quante NATO-n organizatë Terroriste

Maqedonia

Njeriu më i afërt i Zaevit dikur e quante NATO-n organizatë Terroriste

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 17:21
Dragi Rashkovski

Dragi Rashkovski Sekretari Gjeneral i Qeverisë Reformatore të Zaevit me orientim PRO-NATO dhe EU, njeriu më i afërt i Zaevit dhe shok i fëmijërisë, dikur student i Juridikut e quante NATO-n organizatë Terroriste që vret fëmijë duke bombarduar çerdhe..

Me këtë mentalitet Millosheviçian do shkojmë në NATO?

Fjalimi im nuk bazohet në statutin e NATO-s, e as atë për të cilën udhëheqësit e saj e thonë.

Fjalimi im bazohet ne realitet.

Në realitet, NATO-ja u shndërrua në frikë për të gjithë shtetet të cilat kanë diçka të vlefshme në vete dhe nuk kanë askënd që qëndron pas tyre.

Që të hyjmë në valle me ato, ne që moti luajmë ashtu siç ato këndojnë…por kot…ato neve nuk na duan. A kush nuk na do neve? Neve nuk na duan ato të cilët i ndihmuan Jugosllavisë të shpëtoje nga Millosheviqi dhe ato që neve na ndihmuan të meremi me terroristët.

Sipas meje, më mirë që nuk na duan. Dashuria e tyre, na lëndon.

Që ta kapin Millosheviqin, ato e shkatërruan krejt Serbinë, bombarduan gjithandej, bile edhe atje ku nuk kishte gjasa teorike të jetë Millosheviqi.

Ndërtesa civilësh, fabrika, spitale dhe në fund, me gabim edhe një ambasadë. Por dhelpra dinake gjithmonë u ikte, prandaj vendosën që t’ia shkatërrojnë urat që ai mos të ju ikë.
Në funksion të kësaj, zëdhënësit e NATO-s thonin: NATO-ja po e bombardon regjimin, që të mbrojë të drejtat njerëzore dhe nuk i bombardon qytetarët e Jugosllavisë. Pash zotin!

Po cilën regjim e gjetën në çerdhet e fëmijëve?
Cilët të drejta ishin të rrezikuara nëpër shkolla?
Që arroganca të jetë akoma më e madhe, e anashkaluan edhe këshillin e sigurimit të kombeve të bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat