LSDM: OBRM-PDUKM-ja të përfshihet në procesin për hyrje në BE dhe NATO

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja të përfshihet në procesin për hyrje në BE dhe NATO

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:14
Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se “Maqedonia si asnjëherë më parë ka arsye për festë. Po realizohen interesat strategjike të vendosura që nga 8 shtatori i vitit 1991 për anëtarësim në BE dhe NATO”.

Sipas LSDM-së është siguruar ftesa për në NATO dhe datë për fillim të bisedimeve për anëtarësim me BE-në, dhe siç thonë ata, është siguruar identiteti maqedonas dhe askush nuk mund ta mohojë apo ta kontestojë.

“Ardhmëria e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj është më e rëndësishme nga të gjitha polemikat ndërpartiake. Për këtë shkak, e gjithë Maqedonia u bashkua rreth të ardhmes së Maqedonisë dhe i përfshi në procesin që çon në BE dhe NATO”, thonë nga partia maqedonase në pushtet LSDM.

Ata shtojnë se është e qartë dhe pandryshueshme përkrahja nga e gjithë bota demokratike që e jep për Maqedoninë të bëhet anëtare në dy aleancat më të mëdha dhe më të rëndësishme, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

“Përkrahja e fuqishme dhe direkte e BE-së dhe NATO-s duhet të shfrytëzohet. Referendumi i 30 shtatorit është e barabartë me rëndësinë historike të referendumit për pavarësi më 8 shtator të vitit 1991”, kumtojnë nga LSDM duke shtuar se pikërisht për këtë, të gjitha subjektet politike duke përfshirë edhe OBRM-PDUKM-në duhet të shfaqin përgjegjësi dhe të mbështetin integrimin dhe zhvillimin duke ju bërë thirrje anëtarësisë të dalin në referendum dhe të rrethojnë për hyrje në BE dhe NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat