Takim Zaev - Hougard: Maqedonia e ka mbështetjen daneze në integrimet euroatlantike

Maqedonia

Takim Zaev - Hougard: Maqedonia e ka mbështetjen daneze në integrimet euroatlantike

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:25
Takim Zaev - Hougard

Maqedonia e ka mbështetjen e Danimarkës në integrimet euroatlantike. Vendi është i rëndësishëm edhe në kuptimin rajonal, për shkak të progresit të arritur të shpejtë të dukshëm, pas krizës politike, ka porositur në takimin e sotëm me me kryeministrin Zoran Zaev ambasadori danez i akredituar për Republikën e Maqedonisë.

Ambasadori Hougard, si kumtoi pres-shërbimi qeveritar ka sjellë kënaqësi nga Danimarka, si është vendosur Maqedonia në proceset që çojnë drejt hapjes së bisedimeve me BE-në dhe drejt anëtarësimit të shtetit tonë në NATO.

Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen miqësore, parimore të Danimarkës në momentet e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, siç është aktuali, kur qytetarët dhe shteti përgatiten për referendumin e ardhshëm.

Në takim si i rëndësishëm është theksuar zgjidhja e çështjeve dypalëshe përmes respektimit të ndërsjellë, siç është rasti me Maqedoninë, e cila, siç kanë theksuar bashkëbiseduesit, në këtë mënyrë i ka mbyllur të gjitha çështjet me fqinjët dhe me këtë ka hapur rrugë drejt BE-së dhe NATO-s.

Bashkërisht është konstatuar se ekzistojnë kushte për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë daneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat