Me përkrahjen nga ekspertët do të analizohen bllok dotacionet për financimin e komunave

Maqedonia

Me përkrahjen nga ekspertët do të analizohen bllok dotacionet për financimin e komunave

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 19:04
Dejan Pavlevski bashkërisht me ekipin e ekspertëve vendorë dhe të huaj, sot në Komunën e Manastirit realizuan takim me Kryetaren e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska

Zëvendës-ministri i Vetëqeverisjes Vendore, Dejan Pavlevski bashkërisht me ekipin e ekspertëve vendorë dhe të huaj, sot në Komunën e Manastirit realizuan takim me Kryetaren e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska.

Në takim, siç informon Ministria e Vetëqeverisjes Vendore, u bisedua për nevojën nga revidimi i metodologjisë për llogaritjen e bllok dotacioneve me të cilat financohet shkollat, kopshtet, institucuonet nga fusha e kulturës dhe mbrojta kundër zjarreve nëpër komuna

Për ekspertët, siç ishte cekur në kumtesë, ishte e rëndësishme të dëgjohet përvoja e Kryetarëve të Komunave dhe të administratës lokale në menaxhimin me financat publike në kuptimin se cilat elemente nga sistemi i financimit lokal janë më pak stabile dhe të parashikuara dhe a është sistemi i tanishëm i bllok dotacioneve dhe mënyra e zhvendosjes së tyre i kënaq nevojat apo përsëri shfaq pamjaftueshmëri.

Zëvendës-ministri Pavlevski dhe ekipi i ekspertëve kanë mbajtur takim pune edhe me udhëheqësin e Qendrës për Zhvillim të Rajonit mlanor të Pellgonisë Gogo Vidimçe, ndërsa paradite realizuan takim pune edhe në Komunën e Gostivarit. Takime të tilla do të organizohen edhe në Komunat Çair, Ilinden, Kavadar, Rosoman, Demir Kapi, Haraçinë, Kumanovë dhe në Bashkinë e SHkupit.

Ministria e Vetëqeverisjes Vendore informon se përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me autoritetet komunale dhe administratën lokale, fokus grupet dhe pyetësorët deri tek grupet relevante të synuara do të përgatitet Analizë e funksionalitetit të metodologjisë së vazhdueshme për llogaritjen e bllok dotacioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat