Sugareski: 70 milionë eurot nga Banka Botërore për projekte infrastrukturore nëpër g?ithë Maqedoninë

Maqedonia

Sugareski: 70 milionë eurot nga Banka Botërore për projekte infrastrukturore nëpër g?ithë Maqedoninë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 19:06
Goran Sugareski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, në një konferencë në Ohër tha se “do të bëhet rikonstruktimi i plotë i bulevardit “Turistiçka”, në rrugën rajonale nga Ohri deri tek fshati Podmolje, si dhe rruga nga Struga deri tek kalimi kufitar “Qafëthanë””.

“Qeveria në seancën e mbrëmshme e pranoi linjën kreditore nga Banka Botërore në vlerë prej 70 milionë eurove, me të cilat shteti do t’ju ndihmojë komunave për realizimin e projekteve të parashikuara infrastrukturore”, tha Sugareski në takimin me Kryetarin e Komunës së Ohrit Jovan Stojanovski.

Kryetari i Komunës së Ohrit shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes do të realizohet edhe projekti infrastrukturor për ndërtimin e ujësjellësit nga ujë-mbjellësi “Duvllo” deri në Ohër, gjegjësisht zgjidhjen e nevojave me furnizimin me ujë të qytetit me përmirësimin e rrjetit ujor infrastrukturor drejt fshatrave Leshoec, Kosel, Svinjishta, Openica dhe vendet tjera në drejtim të Resnjës.

Ministri Sugareski tha se për ndërtimin e rrugës Ohër-Kërçovë paralajmëroi shpejtimin e dinamikës së aktiviteteve ndërtimore, ndërsa paralelisht do të rregullohen marrëdhëniet pronësore dhe kërkesat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat