Ivanov: BE dhe NATO asnjëherë s’duhet të jenë alibi për marrëveshje të keqe

Maqedonia

Ivanov: BE dhe NATO asnjëherë s’duhet të jenë alibi për marrëveshje të keqe

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:36

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot realizoi takim me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Në takim u bisedua për gjendjen e brendshme aktuale në Republikën e Maqedonisë, për integrimet euroatlantike të vendit dhe për përmirësimin e reformave në mbrojtje dhe siguri në përputhshmëri me standardet evropiane.

Gjorge Ivanov në takim tha se Republika e Maqedonisë fuqishëm angazhohet për promovimin e paqes dhe stabilitetit dhe se kontribuon në sigurinë brenda dhe jashtë rajonit. Ai vlerësoi se Republika e Maqedonisë në vazhdimësi tregon se është partner dhe aleat i besueshëm i NATO-s.

“Besoj se vendi i vërtet i Republikës së Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e NATO-s. Do të vazhdojë që t’i mbështes qëllimet tona strategjike. Por, Bashkimi Evropian dhe NATO asnjëherë s’duhet të jenë alibi për marrëveshje të keqe”, tha Ivanov në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ivanov gjithashtu tha se të gjitha obligimet e tij si Komandant i Lartë i forcave të armatosura në më lidhje me mbrojtjen janë kryer dhe se ARM i plotëson detyrat e caktuara dhe ia arriti që të tregohet si partner i barabartë me armatat e vendeve anëtare të NATO-s si në trajnime, ushtrime dhe kontrolle, ashtu edhe në praktikë në zbatimin e operacioneve.

Duke pasur parasysh sfidat e reja reale me të cilën ballafaqohet rajoni dhe Evropa, shtoi Ivanov, mbajtja e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit duhet të përfaqëson interes kolektiv për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat