Stoltenberg: E ardhmja e Maqedonisë varet nga qytetarët e saj - Bota Sot
Stoltenberg: E ardhmja e Maqedonisë varet nga qytetarët e saj

Maqedonia

Stoltenberg: E ardhmja e Maqedonisë varet nga qytetarët e saj

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 14:36
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Shkup.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot në Shkup se, Maqedonia mund të bëhet anëtare e aleancës veri-atlantike nëse zbaton marrëveshjen për emrin me Greqinë.

“Nëse e implementoni marrëveshjen për emrin, ju do të bëheni shtet anëtar i NATO-s. Shpresoj se herën tjetër kur do jem këtu do të vij në një vend anëtar të aleancës”, ka theksuar Stoltenberg.

Stoltenberg ka thënë se e ardhmja e Maqedonisë është në duart e vetë qytetarëve të saj.

“Për disa javë do të keni referendum ku duhet të vendosni për ardhmërinë, për anëtarësim në NATO dhe në Bashkim Evropian. Ju duhet të vendosni si do të votoni në atë referendum. NATO është e gatshme t’iu pranojë si anëtaren e 30-të NATO-s”, ka theksuar ai.

Pas vizitës së kreut të NATO-s, të premten në Maqedoni do të arrijë për vizitë edhe kancelari austiak, Sebastian Kurz, ndërsa të shtunën, kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizita e së cilës konsiderohet si historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...