Kancelari austriak Sebastian Kurz, për vizitë në Shkup - Bota Sot
Kancelari austriak Sebastian Kurz, për vizitë në Shkup

Maqedonia

Kancelari austriak Sebastian Kurz, për vizitë në Shkup

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 08:33
Kancelari austriak Sebastian Kurz

Kancelari austriak Sebastian Kurz, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai së bashku me delegacionin austriak do të priten në mënyrë solemne para Qeverisë së Maqedonisë, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev.

Kurz në Maqedoni vjen me ftesë të kryeministrin Zoran Zaev, i cili para referendumit ka ftuar edhe disa udhëheqës tjerë evropian.

Para vizitës së fundit të Zaevit në Vjenë në fund të qershor, Kurz ju bëri apel qytetarëve të Maqedonisë që në referendumin e 30 shtatorit të votojnë “pro” marrëveshjes me Greqinë.

Përndryshe, në prag të referendumit të 30 shtatorit dje në Maqedoni qëndroi edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...