Fushata për bojkot të referendumit nis me fyerje për shqiptarët

Maqedonia

Fushata për bojkot të referendumit nis me fyerje për shqiptarët

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 17:06
Janko Baçev

Para një numri të vogël të mbështetësve, Koalicioni për bojkot të referendumit për emrin e Maqedonisë filloi fushatën kundër pjesëmarrjes në referendum.

Kreu i partisë pro-ruse, të quajtur "Maqedonia Unike", Janko Baçev tha se për fushatën bojkotuese të referendumit do të udhëtojë në të gjithë Maqedoninë për t'i njoftuar qytetarët se kjo marrëveshje e emrit është e dëmshme për shtetin.

Mbështetësi i zjarrtë i interesave të Putinit në Maqedoni tha se rreth 60 shoqata i janë bashkangjitur kësaj nisme dhe se të gjitha harxhimet mbulohen nga financimi i anëtarëve.

Gjatë konferencës për shtyp, folësit ofenduan shqiptarët dhe funksionarët e lartë ndërkombëtar që e vizituan Maqedoninë këtë javë, dhe që ofruan mbështetjen e tyre për referendumin e 30 shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat